MENU
klinika

Me flokë të kuqe si flaka!

Kim Kardashian na fiksoi të gjithave me look-un e ri!

25.11.2020 - 10:21

Jemi mësuar ta shohim brune, ama kur Kim Kardashian bën ndryshime në look, të gjitha vajzat duan pamjen e saj!

Së fundmi, 40-vjeçarja vendosi të ndryshonte ngjyrën e flokëve për t’i dhënë më shumë ngjyra kësaj vjeshte.

Në llogarinë e saj në Instagram, Kim ndau foto me look-un e ri që duhet të pranojmë se na fiksoi!

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u shfaq me flokët e kuqe flakë, të krehura me onde dhe të hedhura nga njëra anë.

Si të mos mjaftonte ky look bombastik, ajo u kombinua edhe me një kostum seksi latex, busti i të cilit ishte në formën e flakës (dhe sigurisht në ngjyrë të kuqe).

Fotot e saj kanë ndezur rrjetin ndërsa kompliementet në Instagram nuk numërohen. Po ju si e keni mendjen? Do të provoni njëherë ngjyrën e kuqe si Kim?