MENU
klinika

Analiza

Kjo është sfida e Biden në Evropë!

25.11.2020 - 16:24

Zgjedhja e Donald Trump në presidencën e SHBA në 2016 pati jehonë në të gjithë botën, ndoshta askund më shumë sesa midis aleatëve evropianë të Amerikës.

Gjatë katër viteve të ardhshme, marrëdhëniet Euro-Atlantike u përkeqësuan  ndërsa presidenti i SHBA ‘përqafoi’ Brexit, braktisi marrëveshjet e klimës në Paris dhe mallkoi Bashkimin Evropian si një “armik”.

Evropianët panë të tronditur kur Trump injoroi marrëveshjen për Iranin, sulmoi aleatët e NATO-s, paralizoi Organizatën Botërore të Tregtisë dhe braktisi Organizatën Botërore të Shëndetësisë në mes të një pandemie globale.

Në këtë sfond, është e lehtë të vlerësosh pse perspektiva e një presidence të Joe Biden është përshëndetur me një ndjenjë të tillë lehtësimi midis udhëheqësve evropianë.

E megjithatë, mund të jetë shumë shpejt për të festuar. Çështjet e politikës që shkaktuan përçarje midis Evropës dhe Amerikës së Trump nuk do të zhduken brenda natës.

KANSAS CITY, MO – MARCH 07: Democratic Presidential Candidate former Vice President Joe Biden speaks to a full crowd during the Joe Biden Campaign Rally at the National World War I Museum and Memorial on March 7, 2020 in Kansas City, Missouri. (Photo by Kyle Rivas/Getty Images)

Mbështetësit më të mëdhenj evropian të Trump ishin binjakët shqetësues të BE, Hungaria dhe Polonia, konkretisht Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe lideri de-facto i Polonisë Jaroslaw Kaczynski.

Orbán, me justifikim, ka argumentuar se ai ishte Trump i Evropës para Trump. Polonia, ndërkohë, fitoi nga forcimi i NATO-s i krahut të saj Lindor dhe mbështetjes së SHBA kundër Nord Stream 2, projekti i tubacionit rus.

Këto sjellje specifike të politikave ka të ngjarë të vazhdojnë pavarësisht ndryshimit të administratës në SHBA, edhe nëse Budapesti dhe Varshava do të jenë jashtë zonave të tyre të rehatisë me vlerat që Presidenti i zgjedhur Biden sjell në tryezë.

Fitorja e Biden në zgjedhje po shkakton gjithashtu shpresë diku tjetër në Evropë.

Besimi, thelbësor për çdo partneritet, mori fund nën udhëheqjen e Trump.

Kjo frikë çoi në një kuptim që Evropa duhet të bëhet më e pavarur, jo vetëm në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Pyetja është tashmë një burim tensioni midis Francës dhe Gjermanisë  të cilët mendojnë se Evropa mund ose duhet të mbështetet ende tek SHBA.

Një pikë tjetër grindjeje do të jenë marrëdhëniet me Kinën. BE dëshiron të “gdhendë” vendin e vet dhe të mbrojë vizionin e saj kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Pekinin, të cilin e sheh si një partner negociues, një konkurrent ekonomik dhe një rival strategjik, në kontrast me politikën e SHBA nën udhëheqjen e Trump.

BE nuk dëshiron ta gjejë veten të vendosur midis dy rivalëve polarë në një Kinë-SHBA. Është e qartë, pra, se largimi i Trump nuk do të fshijë divergjencat në tregti, teknologji dhe taksim që kanë shkaktuar fërkime midis BE dhe SHBA gjatë katër viteve të fundit.

E megjithatë, në të dy anët e Atlantikut, ekziston një ndjenjë e madhe që tani është një moment mundësie, për të rizbuluar vlerën e asaj që kemi të përbashkët, për të përshpejtuar objektivin e duke shpëtuar planetin tonë të brishtë dhe për të rigjallëruar dhe reformuar sistemin shumëpalësh.

Mund të jetë shansi i fundit i tillë…

Përkthyer dhe përshtatur nga Politico.eu/ konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëveshjet që varen nga rezultati i zgjedhjeve

Fitorja e Trump apo Biden? Europa në “ankth”


Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit

Perëndimi ka bërë sërish një gabim fatal

Një tjetër shtet europian kërcënohet nga “skenari Trump”

Vetëm në dy javë, si rebelët morën kontrollin e Sirisë!

Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad

Pazaret Putin-Trump, ja çfarë luhet në prapaskenë

Rënia e Assadit, një teori e re po qarkullon në Kremlin