MENU
klinika

Eliminatoret e Europianit

Kombëtarja e femrave fiton thellë ndaj Qipros

27.11.2020 - 16:13

Kombëtarja e Shqipërisë për femra shpartalloi Qipron me rezultatin 4-0. Një sukses mëse i merituar i vajzave kuqezi, që edhe pse pa trajnerin Armir Grima, i infektuar nga koronavirusi, kanë triumfuar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke regjistruar kështu edhe fitoren më të thellë në një ndeshje eliminatore.

Kombëtarja e femrave nuk e vuri në dyshim fitoren ndaj Qipros. Ndeshjen e zhbllokoi futbollistja e Mitrovicës, Suada Jashari, në minutën e 18-të. Më pas ishte radha e dy futbollisteve të Vllaznisë, Megi Doçit dhe Lucie Gjinit, të cilat realizuan në minutat 80’ dhe 87’.

Kishte kohë për të shënuar golin e katërt për vajzat kuqezi. Sulmuesja e Karolinës së Veriut, Kristina Maksuti, shënoi në minutën e dytë shtesë. Kjo ndeshje u luajt në kuadër të eliminatoreve të kampionatit të ardhshëm europian të femrave.

Pas 7 ndeshjesh, Shqipëria ka grumbulluar 6 pikë me bilanc dy fitore dhe 5 humbje. Fitorja e parë 0-1 erdhi në mars pikërisht ndaj Qipros, sfidë e luajtur në transfertë. Kështu vajzat kuqezi shmangin vendin e fundit në grup duke bërë një hap para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN