Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se është propozuar kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Po i njëjti orar është propozuar edhe për mbylljen e bareve dhe restoranteve.
Masa e tretë është puna nga shtëpia e punonjësve të administratës publike.
DEKLARATA:
Në mbledhjen e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka analizuar situatën në Shqipëri. Në përputhje me zhvillimet e situatës në rajon e botë, kemi analizuar me hollësi rezultatin e masave të marra deri tani në këto kushte të zhvillimit të pandemisë.
Gjatë kësaj periudhe është vënë re një shtim i transmetueshmërisë, vlera e R në 1.3, për pasojë shtë rritur edhe incidenca në 177.4 raste për 100 mijë banorë. Në kushtet kur akoma nuk ka një medikament specifik mënyra më e mirë mbetet parandalimi.
Komiteti propozon të merren disa masa që ne i konsiderojmë në përputhje me situatën me intensitet mesatar. Ne vlerësojmë se duhet të marrim këto masa dhe i konsiderojmë të domosdoshme.
1.Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00, me përjashtim lëvizjet për punë, emergjencat shëndetësore.
2.Aktivitetet e bareve dhe restoranteve 22:00, përveç shërbimit “delivery”
3.Administrata publike të punojë nga shtëpia
Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë, në 11 nëntor dhe do të zgjasin për tre javë. Do të rishikohen çdo javë në varësi të ecurisë së situatës.