Kryeministri maqedonas Zoran Zaev sot do të bisedojë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve diplomatike të Berlinit për të sjellë Shkupin dhe Sofjen më afër së bashku në mënyrë që të mbajnë seancën e parë ndërqeveritar me BE-në dhe fillimin zyrtar të negociatave në mes Maqedonisë së Veriut gjatë presidencës gjermane, pas njoftimeve për veto nga ana e Bullgarisë.
Zaev dje deklaroi se pas bisedimeve të djeshme në Berlin midis ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrit, Nikolla Dimitrov me ministren e bullgare të Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, ai është optimist për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, të cilën ai e sheh në edhe në paraqitjen e Zaharievës, por edhe në statusin në Fejsbuk të kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.
Ai theksoi se ndihma nga Gjermania është e mirëseardhur dhe vlerësoi se komunikimet e shpeshta mes grupeve të punës dhe ministrave nga të dy palët japin rezultate, sepse këto janë dy vende mike.
“Tani është radha jonë, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të hapë kapitujt përmes konferencës së parë ndërqeveritare. Mundohem të ketë mirëkuptim të plotë. Të dy palët duan të ketë zgjidhje”, tha Zaev.
Kancelarja Merkel dje kishte takim video -konferencë me kryeministrin Borisov, të cilën ai e njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk.
“Unë e falënderova atë për angazhimin e saj personal dhe të presidencës gjermane për kërkesën e formulave për të mundësuar fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë të Veriut për anëtarësimin në BE. Besoj se me ndihmën e Gjermanisë, veçanërisht gjatë presidencës së saj në Këshillin e BE-së, do të merren vendime të fuqishme dhe korrekte”, shkroi Borisov në profilin e tij në Fejsbuk për bisedën e cila zgjati 40 minuta.
Pasi u bë përparim të hënën në Berlin në takimin e Dimitrovit dhe Osmanit me Zaharievën me iniciativën e homologut të tyre gjerman, Hajko Mas, përpjekjet diplomatike vazhdojnë të sjellin qëndrimet e të dy palëve më afër në mënyrë që të lejohet seanca e parë ndërqeveritare e BE-së të mbahet gjatë presidencës gjermane.
Në Bruksel po zhvillohet betejë në nivelin ambasadorial nga Bullgaria në projekt-konkluzionet për kornizën e negociatave për të përfshirë vërejtje shtesë, por, të paktën tani për tani, kërkesat bullgare nuk janë pranuar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, duke cituar burime diplomatike. Nëse arrihet sot marrëveshje, ambasadorët e vendeve anëtare do të jenë në gjendje të miratojnë kornizën e negociatave, përndryshe ata do të takohen përsëri me këtë temë të premten, duke shpresuar që deri atëherë mosmarrëveshjet të zgjidhen dhe do të hapet rruga që ministrat të japin më 10 nëntor dritë jeshile në dokumentin./MIA