MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 3

Korabi e Burreli mbajnë kreun, Egnatia befason sërish

21.11.2020 - 16:24

Sot janë luajtur edhe ndeshjet e javës së tretë të Kategorisë së Parë. Në Grupin A, spikat përmbysja 2-1 e Burrelit ndaj Partizanit B dhe fitorja 4-0 e Korabit në shtëpi ndaj Vorës, me Skukën që realizon 3 gola. Korabi e Burreli kryesojnë me 9 pikë të plota.

Në dy ndeshjet e tjera, Dinamo bën detyrën ndaj Orikut, ndërsa Erzeni rikthehet te suksesi, duke mposhtur Velecikun. Besëlidhja ishte pushim, pasi në këtë grup janë 9 skuadra.

GRUPI A

Burreli-Partizani B 2-1

79′ Zuna, 85’Toma / 2’ Gjeci

Korabi-Vora 4-0

15’ Marku; 37′ (11-m), 66′, 68′ Skuka

Erzeni-Veleçiku 2-0

11’ Gecaj, 67′ Hima

Dinamo-Oriku 2-0

59′ Diogo, 64’ Boçi

Në Grupi B, ra në sy fitorja 0-1 e Egnatias në Pogradec, duke dëshmuar edhe njëherë se rrogozhinasit e kanë seriozisht për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Tomori befasoi Lushnjën në shtëpi.

GRUPI B

Pogradeci-Egnatia 0-1

84’ Xhemalaj

Lushnja-Tomori 1-1

50’ Abdujabar / 11’ Mezini

Flamurtari – Besa (nesër)

Turbina e Iliria pushim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN