MENU
klinika

Pandemia

Kosova tjetër paketë ekonomike, 182 milionë euro për vitin 2021

24.11.2020 - 17:27

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka lajmëruar për një paketë të re ekonomike e cila pritet të jetë e dyta për rimëkëmbjen në shtetin fqinj.

Hoti ka theksuar se pakoja do të kapë vlerën e 182 milionë eurove dhe do të jetë gati në vitin 2021.

Ai ka kujtuar se në tetor qeveria e Kosovës ndihmoi ekonominë me 87 milionë euro, prej të cilave 60 ishin për bizneset.

Hoti shtoi gjithashtu se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë dhe një pako të re fiskale që pritet të lehtësojë aktivitetin e sipërmarrjeve private.

STATUSI  NGA AVDULLAH HOTI

Pako e re prej 182 mil eurove, për rimëkëmbje ekonomike!

Përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19, megjithatë kemi siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.

Sot, në takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, kam kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.