MENU
klinika

Autoritetet thirrje qytetarëve

Kosovë/ Kapacitetet e spitaleve të tejmbushura

23.11.2020 - 13:01

Kosova aktualisht po përjeton një valë infektimesh me COVID-19 gjë që po bënë që kapacitetet spitalore mos të jenë të mjaftueshme.

Gjenda ne Spitalin e Përgjithshëm të Pejës paraqitet kritike pasi po trajtohen 124 pacientë me COVID-19. Për sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 prej tyre janë në respirator, 101 janë në oksigjeno terapi , 19 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Spitalet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm dhe të respektojnë masat higjienike dhe të distancës së nevojshme.

“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftimin e spitalit të Gjakovës

Ditët e fundit në Kosovë është vënë re një shtim i rasteve me Covid-19, jo më larg se dje kanë humbur jetën 10 persona dhe kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 707 persona. Masat e marra nga qeveria kosovare nuk po sjellin uljen e numrit të infektimeve në vend.