MENU
klinika

Fluturimi i së ardhmes

Krijohet për herë të parë makina-aeroplan!

04.11.2020 - 11:46

Është zhvilluar makina e parë fluturuese sportive e cila nga një automjet rrugor mund të transformohet në aeroplan për vetëm tre minuta.

Projektuar nga profesori Stefan Klein, makina me emrin AirCar është projekt i firmës sllovake “KleinVision”. Nga disa pamje të publikuara nga kompania ajo shfaqej fillimisht duke ecur në një pistë, më pas duke ndaluar për të hapur krahët dhe pastaj duke u ngritur në ajër.

Ky është prototipi i pestë i makinës fluturuese dhe zhvilluesit thonë se është ide e mirë për udhëtime të kohës së lirë, ose si një shërbim komercial taksi.

Ende nuk është zbuluar asnjë detaj rreth çmimit të automjetit të së ardhmes, por është bërë e ditur se kjo makinë mund të udhëtojë për rreth 620 milje dhe mund të shihet në ajër dhe në rrugë nga viti i ardhshëm.

Sipas projektuesit të saj, makinës i janë bërë dy javë fluturime provë në Aeroportin Piestany në Sllovaki, të cilat kanë përfunduar në mënyrë të suksesshme.

“Makinat mund të jenë të rënda, por avionët duhet të jenë të lehtë dhe kështu gjetja e këtij ekuilibri për AirCar ishte një sfidë e madhe”, tha Klein dhe ekipi i tij.

Modeli me dy vende, i testuar në Sllovaki ka një motor BMW 1.6 litër, ndërsa si aeroplan ka 140 kuaj fuqi efektive.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”