MENU
klinika

Champions League

Kualifikohen dy skuadrat e para nga grupet e Champions

24.11.2020 - 20:59

Edhe pse janë luajtur 4 ndeshje në grup, janë mësuar dy ekipet e para që kalojnë më tej në Champions League. Chelsea dhe Sevilla janë dy ekipet e para që shkojnë në 1/16 finale, teksa fituan në transfertë 1-2, përkatësisht ndaj Rennes dhe Krasnodar.

Një gol i Giroud në minutën i ka dhuruar fitoren Chelsea-t në fushën e Rennes. Francezët kanë barazuar ndeshjen 1-1 pesë minuta para fundit, por janë befasuar në fund.

Fitore në frymën e fundit dhe kualifikim edhe për Sevilla-n: Rakitic ka zhbllokuar ndeshjen, Wanderson ka barazuar 1-1, por Munir ka gjetur golin e fitores për miqtë në minutën e 95-të.