MENU
klinika

Tradita 71-vjeçare

Kur lindte Teatri Migjeni…

24.11.2020 - 14:50

        Trupa profesioniste e teatrit “Migjeni” u formësua me 24 nëntor 1949. Ky 71-vjetor i trupës së teatrit “Migjeni”, risolli në vëmendje disa statistika.

– Trupa përbëhej nga një regjisor (Andre Skanjeti).

– Tetë aktorë profesionistë: Çezarina Çiftja, Antonjeta Fishta, Vitore Nino, Adem Kastrati, Ndoc Deda, Ndrek Prela, Paulin Lacaj dhe Tef Krroqi.

– Dymbëdhjetë aktorë amatorë: Tinka Kurti, Bahrije Mani, Fadile Mustafa, Zef Jubani, Lin Gjoni, Enrik Prendushi, Gjovalin Çarkashija, Halim Kali, Kolec Tarfuku, Çesk Vuksani, Muhamet Ulqinaku.

– Një sufler: Palok Kurti

– Një skenograf: Pjetër Deda

– Dy marangoz: Lec Prendi, Kin Marashi

– Një rekuizitjer: Ndoc Bazhdari

– Një rrobaqepës: Ejll Gjushi

– Një llogaritar: Zef Jubani

– Premiera e parë u shfaq, më 26 maj 1950

– Gjatë 71 viteve, kjo trupë ka realizuar 220 premiera, me një mesatare prej 3.01 në vit. Nga këto, 220 premiera ishin: 133 drama, 64 komedi, 6 teatër poetik, 4 monodrama, 10 drama dhe 1 komedi për fëmijë.

– Në 71 vite, kanë interpretuar 92 aktorë profesionistë ( nga këto, 33 aktore femra) dhe 282 aktorë amatorë.

– Në 220 premierat, kanë kontribuar 70 dramaturgë shqiptar ( nga këto, 1 grua)

– 43 regjisorë ( nga këto, 5 regjisore)

– 45 skenografë ( nga këto, 2 skenografe)

– 5 koreografë

– 9 kostumografë (nga këto, 7 kostumografe). Ky numër është më i madh në realitet, por, para viteve ’90-të, kostumet i kanë dizajnuar skenografët dhe nuk janë shënuar në posterat e shfaqjeve.

Këto statistika po paraqiten në sintezë, marrë nga studimi i realizuar nga arkivisti i teatrit dhe i mbështetur në dokumentet origjinale, të arkivës ekzistuese të teatrit “Migjeni”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori i madh shkodran

Artisti i Merituar Bep Shiroka

Spektakli i radhës në Shkodër

“Turbo Show” në teatrin “Migjeni”


Misteret e emërimit dhe shkarkimit në janar ‘82

Fakti që s’e kemi ditur: Kadri Hazbiu 15 ditë kryeministër

Mbreti Zog priti Dr. Frigione në audiencë ku i dorëzoi dekoratën e lartë

Historia e panjohur e Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

“Tereza e Bekuar e Kalkutës”

27 vite nga vdekja e Shën Nënë Terezës