MENU
klinika

Njoftimi i Ministres së Arsimit

Kushi: Në 1 dhjetor fillon mësimi i kombinuar, klasat 1-5 dhe 12 në shkollë, të tjerat alternohen

26.11.2020 - 15:22

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar pak më parë se nga 1 dhjetori 2020 do të aplikohet mësimi i kombinuar, pra edhe fizik në klasa edhe online, si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Shkollat pas një udhëzuesi të hartuar nga Ministria, në varësi të gjendjes së shkaktuar nga Covid-19 do të kenë fleksibilitet për të vendosur dhe vetë për zhvillimin e mësimit. Klasat nga 1-5 do të zhvillojnë mësim fizik në shkollë, ashtu dhe për klasën e 12-të.

Kurse klasat e tjera do të alternohen.

“Shkollat do të kenë fleksibilitet në zgjedhjen e mësimdhënies. Por gjithmonë duke ruajtur rregullat higjenosanitare. Skenari i mësimit të kombinuar do të nsië nga 1 dhjetori 2020 deri në një vendim tjetër. Sipas rekomandimit të Komitetit Teknik dhe Minsitrisë së Shëndetësisë. Gjatë kësaj periudhe do zhvillohet i njëti plan mësimor.

Çdo të premte shkollat bashkë me ISHP do të raportojën në Drejtoritë arsimore lidhur me sitruatën e tyre dhe më pas do merret vendimi për çdo shkollë. Sipas këtij udhëzuesi, klasat e arsimit fillor 1-5 dhe klasa e 12 do të zhvillojën normalisht procesin mësimor, në mjedisin e shkollës. Klasat 6-9 dhe klasat 10-11 do të zhvillojnë mësim në këtë mënyrë: Për javët teke, dy ditë në shkollë dhe tre ditëonline, ndërsa për javët çift do të shkëmbehen ditët.

Në rastet më të rënduara vetëm klasa e parë dhe ajo e 12-të do të jenë në shkollë, gjithë të tjerat online.

-Me kërkesë të prindërit ose kur ka raporte mjekësore, nxënësit mund të bëjën shkollën tërësisht online.

Kanali i deditkuar RTSH shkollë dhe akadamei.al do jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve”, tha ndër të tjera ministrja.