MENU
klinika

Serie A, Java 8

Lazio ia del mbanë ndaj Crotones në stadiumin si kënetë

21.11.2020 - 16:55

Lazio ka triumfuar në një fushë të vështirë si ajo e Crotones në shifrat 2-0. Kryeqytetasit ngjiten në vendin e pestë të renditjes. Edhe pse kushtet atmosferike ishin të vështira, miqtë nuk falën.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 21-të. Bardhekaltrit shënuan të parët me Immobile-n. Sulmuesi italian ka realizuar një gol të bukur me kokë. Vlen për t’u theksuar se fusha e Corotne-s ishtë e rënduar nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur qytetin.

Në pjesën e dytë është sërish Lazio që ndëshkon në minutën e 58-të. Immobile jep një pasim të bukur për Correa, i cili në fund, edhe pse në një pozicion tepër të pjerrët, arrin të shënojë për 0-2.

Më pas miqtë arrijnë të mbrojnë këtë sukses në një fushë jo shumë të lehtë. Strakosha nuk u grmbulluar për këtë sfidë, pasi sapo ka kaluar Covid-19 dhe ishte pa stërvitje. Ndërsa Muriqi nuk u preferua, edhe pse ishte në stol.