MENU
klinika

Kombinimi i tre teknologjive

Lëkura artificiale bëhet “njerëzore”!

01.11.2020 - 10:38

Lëkura artificiale po bëhet gjithnjë e më njerëzore, tashmë ajo mund të ndiejë dhimbje, duke reaguar pothuajse menjëherë, ashtu si lëkura jonë natyrale, sipas provave të kryera mbi një prototip të zhvilluar në Australi, të botuara në revistën “Advanced Intelligent Systems”.

“Ne kemi nevojë për zhvillime të mëtejshme për të integruar këtë teknologji në aplikime biomjekësore, por bazat, pra biopërputhshmëria dhe elasticiteti i ngjashëm me lëkurën, janë tashmë aty”, shpjegon koordinatori i studimit, Madhu Bhaskaran.

“Lëkura është organi ynë më i madh ndijor, me karakteristika të ndërlikuara, të zhvilluara për të dërguar një breshëri sinjalesh paralajmëruese kur diçka na dëmton”.

“Asnjë teknologji elektronike nuk ka qenë në gjendje të imitojë ndjeshëm ndjesinë njerëzore të dhimbjes, të paktën deri më tani. Lëkura jonë artificiale reagon menjëherë kur presioni, nxehtësia ose i ftohti arrin një prag të dhimbshëm”, shtoi ai.

Për të arritur këtë, studiuesit kombinuan tri teknologji:

Elektronikën elastike, e cila bëri të mundur krijimin e një pajisje elektronike që vishet, transparente, të pathyeshme dhe po aq të hollë sa një ngjitëse.

Veshjen e ndjeshme ndaj temperaturës, një mijë herë më e hollë se një qime dhe e bazuar në materiale që transformohen në bazë të nxehtësisë.

Së fundi, qelizat e kujtesës elektronike, të cilat imitojnë mënyrën se si truri ruan dhe rikujton informacionin e ruajtur më parë.

Në këtë mënyrë lëkura elektronike është në gjendje të reagojë ndaj ndjesisë së dhimbshme me një shpejtësi të krahasueshme me atë me të cilën sinjalet nervore udhëtojnë nga lëkura natyrale në tru.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”