MENU
klinika

Mesazhi i saj!

“Liqeni i Butrintit apo i Ohrit”?, Kiara e bëri zgjedhjen

26.11.2020 - 12:49

Moderatorja Kiara Tito ishte një ndër të ftuarat e të shtunës që lamë pas në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Ashtu siç dihet tashmë, secili prej të ftuarve merr pjesë në afterparty-n pas emisionit, ku përballet me pyetje pikante të cilave duhet t’i përgjigjet.

Kësaj here, pyetjet Kiarës ia bëri mikesha e saj e ngushtë, moderatorja Liesa Haxhiasllani.

Kiara s’mund t’i shpëtonte kurrësesi një pyetjeje lidhur me këngëtarin Butrint Imeri, me të cilin është përfolur aq shumë për një lidhje por nuk e ka pranuar kurrë.

Në fakt, pyetja që iu bë ishte me spec, pasi Kiara u vu përballë zgjedhjes:

“Më  i bukur liqeni i Butrintit apo i Ohrit?”

“Të dy të bukur janë”- u përgjigj ajo, por e pyetur se ku ka kaluar më mirë, ajo theksoi atë të Ohrit.

Me këtë përgjigje, moderatorja nënkuptoi edhe një mesazh për të gjithë kuriozët, duke lënë të kuptohet se Butrinti është “e shkuar e harruar”, të cilën s’preferon ta rikthejë më në jetën e saj, pasi nuk ka kaluar “edhe aq mirë”.

Gjithashtu, e pyetur gjatë emisionin “Shiko Kush Luan” të tregonte bisedën e fundit me Butrintin, Kiara në fakt tregoi se të gjitha mesazhet e tyre i kishte fshirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN