MENU
klinika

Bora e parë!

Majk, Majlinda dhe Roani kalojnë fundjavën më të bukur së bashku!

21.11.2020 - 13:47

Megjithëse të ndarë prej kohësh, reperi Majk dhe ish-partnerja e tij Majlinda Zeka kanë ruajtur raporte të mira së bashku.

Ata takohen shpesh për hir të të voglit të tyre Roan dhe kujdesen që ai të mos ndjejë mungesën e vëmendjes apo dashurinë e asnjërit prej prindërve të tij.

Sot, familja e tyre e bukur e kanë pritur bashkë fundjavën, duke shijuar dëborën e parë të këtij viti.

Si Majk, ashtu edhe Majlinda, kanë ndarë në InstaStory foto nga i njëjti vend, ndërsa kjo e fundit ka publikuar edhe foto të Roanit.

I vogli ka pozuar i buzëqeshur në dëborë dhe duket shumë i lumtur në praninë e dy prindërve të tij.

Së fundmi, Majk u bë kryefjala e mediave pasi u aludua për nisjen e një romance të re me miss-in Blerta Veseli.

Mirëpo, në një prononcim ekskluziv për “Iconstyle.al”, ai rrëfeu të gjitha të vërtetat, duke mohuar kështu edhe lidhjen e tyre të shumëpërfolur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vetëm lajme të këqija, kemi humbur shumë"

Majk rrëfen për depresionin gjatë karantinës


Çifti i thonë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit

Surprizë! Martohen Fero dhe Arbenita

Zbulon për herë të parë partneren!

Fejohet Renato Mekolli

Këngëtarja shqiptare zbulon arsyen

Mihrije Braha qenka dënuar me një vit burg

Emri i fëmijës nuk mund të ishte më i veçantë…

Reperi kosovar bëhet baba në ditën e shënuar

“Çfarë bashkëshorti ka Almeda”!

Aktori i njohur turk Tolgahan po mëson shqip