MENU
klinika

Detajet e projektit

Marrëveshje me Netflix! Ç’po kurdis familja Beckham?

01.11.2020 - 10:26

Ditën e djeshme është raportuar se familja Beckham ka nënshkruar një marrëveshje të madhe me Netflix për një “dok-serial” (një sinonim për TV Reality Show).

Për çfarë bëhet fjalë?

David Beckham ka realizuar një marrëveshje 16 milionë £ me Netflix, për të bërë një program rreth jetës së tij.

Sipas “The Sun”, kjo do të realizohet nga kompania e re e produksionit të Davidit, “Studio 99”, dhe do të shfaqë pamje nga arkivat e tyre.

Victoria Beckham, 46 vjeçe, do të paraqitet në mënyrë të dukshme dhe historia e dashurisë së çiftit do të përshkruhet nga koha e tyre e hershme e miqësisë deri në ditët e sotme.

Kjo nuk është hera e tyre e parë në këtë zhanër, veçanërisht për Victoria-n. Ajo ka luajtur në disa dokumentarë, duke përfshirë “Victoria’s Secrets” (2000), “Being Victoria Beckham” (2002), “The Real Beckhams” (2003), “Victoria Beckham – Një milje në këpucët e tyre” (2004) dhe “Victoria Beckham: Ardhja në Amerikë” (2007).”

Një burim për “The Sun” ka thënë: “Ky është një ‘grusht shteti’ i vërtetë për Netflix – dhe do të tregojë një anë krejtësisht të ndryshme për Davidin, atë që publiku shumë rrallë mund ta shohë.”

“Në familjen e Davidit janë të gjithë arkivues masivë; ata e kanë dokumentuar me krenari karrierën e tij që kur ishte djalë dhe kanë mbajtur të gjitha prerjet e vjetra të gazetave lokale, të dhënat e shkollës dhe fotot e ekipeve gjatë gjithë viteve.”

Thuhet se dokumentari do të ketë dhe filmime origjinale të momenteve festive të familjes, si ditëlindje, Krishtlindje apo raste të veçanta, si edhe momente gazmore nga periudha të hershme të David dhe Victoria-s.

“Një ekip me kamera do të dokumentojë jetën e Davidit tani, duke e ndjekur atë në të gjithë globin ndërsa ai përmbush sipërmarrje të ndryshme biznesi.”

Seriali fillon me Davidin duke luajtur futboll në kopshtin e pasëm me babanë e përkushtuar Ted dhe përmban intervista dhe komente nga e gjithë familja duke përfshirë fëmijët e tij Brooklyn, 21, Romeo, 18, Cruz, 15 dhe Harper, nëntë.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?