MENU
klinika

COVID-19

Masa të reja? Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendos sot

03.11.2020 - 12:20

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse duhet të vendosë nëse duhet të ketë kufizime shtesë për kafenetë dhe objektet hotelerike.

Sipas propozimit, kafenetë dhe objektet hotelerike duhet të mbarojnë me punë në ora 21:00 në vend të 23:00 që është tani.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 32997 pacientë, ku prej tyre 21244 janë shëruar dhe 1025 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoni ka 10728 raste aktive me COVID-19.