MENU
klinika

Lame vlerëson korçarët

Mbyllet procesi i legalizimeve në Ersekë!

08.11.2020 - 14:17

Përfundon me sukses procesi i legalizimit në qytetin e Ersekës.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame vlerësoi rolin e korçarëve dhe banorëve të krahinave përreth, duke u shprehur se kultura që kanë trashëguar e bën sot Qarkun e Korçësh me më pak ndërtime pa leje.

Të pranishëm në event ishin edhe kryetari i Bashkisë Kolonjë Erion Isai dhe deputetit Niko Peleshi, të cilët kanë ndarë në mënyrë simbolike lejet e fundit të legalizimit që mban “regjistri elektronik” i Kadastrës Rajonale Korcë për qytetin e Ersekës.

Me mbylljen e këtij procesi, Kadastra Korçë do të vazhdojë me pas me procesin e regjistrimit të tokave bujqësore.

“Vetëm në këtë mënyrë prona mund të vihet në funksion të zhvillimit të turizmit dhe thithjes së investimeve në këtë sektor”, deklaroi deputeti Peleshi.

Lame duke ju drejtuar të pranishmëve, ndër të tjera tha: “Qarku i Korçës, është qarku me më pak ndërtime pa leje në rang Republike. Mund të themi që korçarët kanë “frikë” të ndërtojnë pa leje. Kjo ka dy arsye kryesore. E para, kjo i dedikohet kulturës qytetare te trasheguar të banorëve të këtyre krahinave. Dhe e dyta, i dedikohet “frikës” së tyre nga ligji, duke patur parasysh që frika nga ligji është e vetmja frikë që i bën nder njeriut”.