MENU
klinika

Nga The Guardian

Me urimin e munguar për Bidenin, Putini ka treguar se…

27.11.2020 - 16:46

Kinezi Xi Jinping e bëri. Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë e bëri. Udhëheqësit në të gjithë Evropën, Azinë, Amerikën Latine dhe Paqësorin gjithashtu kanë uruar Presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Por, edhe pse Uashingtoni vazhdon me tranzicionin e vonuar presidencial, Presidenti rus Vladimir Putin jo.

Diplomacia e pritjes së Rusisë po bëhet aq e vështirë saqë rrezikon të interpretohet si një mesazh i theksuar se Putini po mban anën e  Trump dhe pretendimet e tij të pabazuara se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe përpjekjet e dukshme për të legjitimuar presidentin e zgjedhur.

Por zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, këmbënguli të enjten se askush nuk duhet të nxjerrë konkluzione.

Në telefonatën e tij të përditshme me gazetarë, Peskov u pyet nëse Perëndimi mund ta shikonte vonesën si një shenjë që Kremlini nuk e njihte fitoren e Biden.

“Ky është absolutisht interpretim i pasaktë,” tha Peskov. “Presidenti rus do të përgëzojë presidentin e zgjedhur amerikan në kohën e duhur. R

Putini e ka quajtur vonesën “absolutisht normale”. Jo të gjithë e shohin atë në këtë mënyrë.

Kjo mund të bëjë që ekipi i Bidenit ndoshta do të ketë një qasje më të ashpër ndaj Moskës.

Ekipi ligjor i Trump ka humbur një sërë procesesh gjyqësore, megjithatë sondazhet tregojnë se ai ka bindur shumë republikanë se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Udhëheqësi rus tha në televizionin shtetëror rus të Dielën se u takonte amerikanëve të përcaktonin legjitimitetin e votës. Duke iu referuar Biden si “kandidati presidencial”, Putini tha në intervistën e 22 nëntorit se fakti që ai ende nuk e kishte uruar atë nuk mund të prishte marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin sepse ato ishin prishur tashmë.

Ai tha se vonesa ishte për shkak të “ngërçit të brendshëm politik” në Shtetet e Bashkuara dhe “jo se ne e duam ose nuk na pëlqen dikush”.

“Mesazhi nga Putini është i qartë,” shkroi në Twitter Andrew S. Weiss, një ekspert i Rusisë në Carnegie Endowment për Paqen Ndërkombëtare, se Biden “ka një problem të legjitimitetit”.

Rusia ka një histori të përdorimit të mediave sociale, përfshirë edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, për të nxitur dezinformata në Shtetet e Bashkuara.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës Ruse, Konstantin Kosachev, parashikoi të martën se ekipi i politikës së jashtme të Biden do të merrte një qëndrim të ashpër anti-rus.

Por ai tha të paktën ekipi i ri i diplomatëve do të ishte profesional .

“Unë e di nga përvoja ime diplomatike se do të ishte më e lehtë për ne të punojmë me diplomatë profesionistë,” u tha ai gazetarëve.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

Editoriali i The Washington Post

Kjo herë do të jetë ndryshe!

Pas dëmit që shkaktoi Trump!

Biden rikthen Amerikën në hartën e botës

Vetëm disa orë pas betimit si president i SHBA

Biden firmos një mori urdhërash ekzekutivë

Biden u betua si Presidenti i 46-të i SHBA-së

Demokracia triumfoi!