MENU
klinika

E para shqiptare që zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare!

Mimi Kodheli merr detyrën e lartë në NATO

23.11.2020 - 17:54

Ish-ministrja socialiste, politikane në karrierë, Mimi Kodheli, ka marrë sot një detyrë të lartë në NATO.

Politikania shqiptare është zgjedhur zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke u bërë kështu e para shqiptare në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

“Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asableja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) zonjën Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN