MENU
klinika

Kosova ‘thyen’ akullin

Mini-Shengeni/ Hoti i bashkohet nesër Ramës, Zaevit dhe Vuçiçit

09.11.2020 - 13:38

Kosova duket se ‘ka thyer akullin’, për sa i përket ‘Shengenit Ballkanik’! Burime për mediat në Kosovë kanë bërë të ditur se në takimin që pritet të mbahet nesëronline për ‘Shengenin Ballkanik’ do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ajo Serbisë, Ana Bërnabiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, e cila ka thënë se Hoti ka pranuar ftesë për të qenë pjesë e kësaj konference para 10 ditësh.

“Video konferenca do të mbahet në ora 11:00, pjesë e saj do të jetë edhe kryeministri Hoti”.

“Nuk e di se çfarë raportojnë mediat serbe por mund të konfirmojë se Hoti ka pranuar ftesë për këtë konferencë më datën 30 të muajit të kaluar pas takimit të krerëve të tri shteteve tjera pjesëmarrëse”.

“Nuk kam ende ndonjë detaj rreth agjendës”, deklaroi Baxhaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sot konferenca online për Minishengenin Ballkanik

Mediat serbe: Ja marrëveshjet që do nënshkruhen me Shqipërinë