MENU
klinika

“Thumana një qytet i ri”

Ministri Ahmetaj: Janë 3 mijë banorë që futen në shtëpi të reja

27.11.2020 - 12:58

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në Thumanë ku panë nga afër procesin e rindërtimit të banesave. Ahmetaj u shpreh se insfrastruktura në këtë zonë është me standarde evropiane dhe se Thumana do të jetë një qytet i ri.

“Infrastruktura është me standard evropiane, e themi pa asnjë droje. Kjo pjesa e Thumanës është krijimi nga e para e një qyteti të ri. Atje do jenë 155 banesa, do jenë më shumë se 700 banorë. Shkolla për të gjithë zonën. Janë 278 apartamente Janë mbi 3 mijë banorë që do të futen në shtëpitë e reja. Një qytet i ri”, tha Ahmetaj.

Ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook: “Mbreslënëse puna në kantierin e Rilindjes së Thumanës për banesat individuale, infrastrukturën rrugore, pallatet, shkollën, kopshtin, ambulancën, njësitë e shërbimeve publike si edhe qendrën e re komunitare së bashku me terrenet sportive e parqet”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“128 banesa individuale dhe 100 kolektive”

Rama inspekton punimet në Fushë-Krujë!