MENU
klinika

Sa bukur...

Sara Hoxha poston foton e rrallë me Roman!

26.11.2020 - 11:50

Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha dhe partneri i saj Ledion Liço janë prindër të dy djemve.

Dy vogëlushët e tyre, të cilët janë ndër fëmijët e njohur të showbiz-it, quhen London dhe Roman.

Në rrjete sociale shohim vazhdimisht momente të Sarës me djemtë e saj, të cilët mundohet t’i ekspozojë sa më pak.

Pas lindjes së Romanit, Sara tregoi se “kishte zënë mend” nga eksperienca me djalin e parë, London, ndaj kishte vendosur t’i ekspozonte sa më pak që tani e tutje fëmijët e saj.

Por, së fundmi trashëgimtarja e “Top Channel” ka nisur ta lëshojë pak dorën dhe sot si rrallëherë na ka përshëndetur me një foto me të birin, Roman.

Ata kanë pozuar në ashensor, ndërsa portretin e Romanit duket se do të presim akoma më shumë për ta parë.

Megjithatë, jemi në hapa të mbarë dhe shumë shpejt mund ta shohim të voglin e familjes së tyre, që na ka bërë të gjithëve kaq kuriozë dhe duam të dimë se kujt i ngjan më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mbretëresha ka një dhuratë speciale për të

Kate Middleton feston 10 vite martesë!

Do e vijojë emisionin e tij në...

Eno Popi rezulton pozitiv ndaj Covid-19

Shuma marramendëse që ka marrë për një set fotografik!

Habit Endrit Mërtiri!