MENU
klinika

Tjetër humbje për bluzat e bardha

Mjeku i njohur vlonjat ndërron jetë pasi u prek me COVID

25.11.2020 - 11:20

Mjeku i njohur vlonjat Bledi Nini humb betejën me koronavirusin. Lajmin e trishtë e ka dhënë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Mjeku e ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm mëngjesin e sotëm.

“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një punojëse rezulton pozitive

COOVID-19/ Mbyllet çerdhja në Vlorë