MENU
klinika

"I falenderoj, tani radhën e ka qeveria për mbështetjen financiare"

Naftëtarët e Ballshit pranojnë ofertën e Ramës

10.11.2020 - 11:18

Naftëtarët e Ballshit kanë pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama.

Kjo ka ndodhur pas takimit që zhvilloi kreu i qeverisë me ta ditën e djeshme, ku u propozoi fillimisht një pagë deri në gjetjen e një zgjidhje për rifillimin e punës në rafineri.

“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin.

Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare.

Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!” shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Naftëtarët grumbullohen sërish jashtë uzinës...

Çfarë po ndodh një ditë pas takimit me Ramën?