MENU
klinika

Mjeshtri i Sportit humb betejën me virusin

Ndahet nga jeta ish-futbollisti, “Qytetar Nderi” në Lezhë

21.11.2020 - 12:42

Pandemia e koronavirusit vijon të marrë jetë njerëzish në mbarë botën. Edhe në vendin tonë situata është rënduar së tepërmi. Virusi famëkeq i ka marrë jetën ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të Besëlidhjes, Nikolin Lorenci.

70-vjeçari ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv të Tiranës në gjendje të rëndë, por për fatin e tij të keq nuk mundi të shpëtonte. Lorenci spikati si lojtar i Besëlidhjes në vitet ’60-’70-të, ndërsa luajti një pjesë të sezonit 1975-1976 me Vllazninë.

Ai drejtoi skuadrën lezhjane si trajner në sezonin 1982-1983. Ai u shpërblye me titullin “Mjeshtër Sporti”, ndërsa në vitin 2018 u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” i Lezhës. Nikolin Lorenci ia kushtoi gjithë jetën futbollit. U prehsh në paqe Mjeshtër!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN