MENU
klinika

Bundesliga, java 8

Ndalet Bayern, por mban kreun

21.11.2020 - 17:27

Bayern Munchen ndalet për herë të dytë në kampionat për këtë sezon. Kampionët në fuqi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Werder Bremen. Gjithsesi, Bayern mban kreun edhe për këtë javë.

Pjesa e parë ishte disi e ekuilibruar. Werder Bremen ka kaluar në avantazh në fundin e këtij fraksioni. Ka qenë Eggestein që ka ndëshkuar Neuer në minutën e 45-të. Një gol që ka ardhur edhe nga një përgjumje e mbrojtjes së vendasve.

Pjesa e dytë nis me një rast të Rashicës, që gabon përballë Neuer. Bayern dominon totalisht më pas. Coman ka shënuar për bavarezët në minutën e 62-të. Francezi ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur me kokë, pas një asisti perfekt të marrë nga Goretzka.

Bavarezët hidhen në sulm për golin e fitores, ndërsa miqtë janë të pafuqishëm për të shënuar me kundërsulm. Fundi ishte dramatik, me të dy ekipet me raste, por që nuk arrin asnjëri të shënojë.

Në ndeshjet e tjera, spikat humbja 0-2 e Schalke-s në fushën e vet ndaj Wolfsburg. Schalke nuk ka marrë asnjë fitore dhe rrezikon. Leverkusen fiton 2-1 në Bielefeld, Gladbach-Augsburg 1-1 dhe Hoffenheim-Stuttgart 3-3.