MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 4

Ndalet Tirana, Partizani kthehet te fitorja

25.11.2020 - 15:45

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e para të javës së katërt në Kategorinë Superiore në futboll. Tirana duket se ka probleme, pasi nuk arriti të gjejë golin sot përballë Bylisit, me ndeshjen që përfundoi 0-0, e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Efekti Dede nuk është ndjerë te kampionët.

Partizani, pas ndalesës me Laçin, është rikthyer te fitorja, duke ia dalë 3-0 në transfertën e Fierit ndaj Apolonisë. Të kuqtë e Ilir Dajës kanë shënuar një gol në pjesën e parë. Në minutën e 42-të realizoi Bitri, duke qetësuar të tijtë dhe duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Qetësinë përfundimtare skuadrës do t’ia jepte Bardhi në 58-të me golin e dytë, ndërsa vulosi Idrizaj në 80’. Edhe fundjava flet në favor të Partizanit, pasi do të presë Skënderbeun.

Kastriotin quajeni surpriza e këtij sezoni. Krutanët fituan 2-1 në Korçë përballë Skënderbeut, duke siguruar 2 fitore dhe 2 barazime, pa asnjë humbje. De Silva 39′ dhe Okebugu 61′ ishin autorët e golave, ndërsa vendasit nga 55’ luajtën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Mensah. Goli i Skënderbeut në 96’ ishte thjesht nderi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN