MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 4

Ndalet Vllaznia, Kukësi i falet gabimit të portierit të Laçit

25.11.2020 - 18:47

Ka përfunduar java e katërt e Kategorisë Superiore në futboll. Seria e fitoreve ka marrë fund për Vllazninë, që ka bërë paqe kundër Teutës, teksa takimi i zhvilluar në Durrës është mbyllur në barazim pa gola.

Ishte pikërisht një shkodran ai që ndali të pamposhturit e Superiores, megjithëse nuk ia doli t’i jepte disfatën e parë. Kuqeblutë e Brdariç vazhdojnë të mos e kenë shijuar ende shijen e humbjes, duke vijuar të mbetet ekipi me formën më të mirë dhe për t’u mundur deri në këto javë të para të sezonit.

Fiton Kukësi 1-0 ndaj Lacit. Goli i parë për këtë sezon në Superiore për verilindorët, por me shumë vlerë, pasi marrin tri pikët e para. Ishte një gabim i portierit Sherri dhe Kukësi iu fal këtij episodi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN