MENU
klinika

Thesari 1,000-vjeçar

Në Jeruzalem zbulohen monedhat e viteve… 940-970!

10.11.2020 - 14:33

       Gjatë gërmimeve arkeologjike në Jeruzalem, janë gjetur katër monedha ari të pastër, që janë dëshmi historike të periudhave të hershme.

Mendohet se monedhat janë aty prej 1 000 vjetësh.

Sikurse bëjnë me dije mediat e huaja, Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA) kishte thënë se monedhat u zbuluan nga arkeologët, gjatë gërmimeve pranë murit perëndimor në Jeruzalem.

Për monedhat, që u gjetën brenda një ene të vogël, specialisti i IAA, Robert Kool, deklaroi se ishin ruajtur mrekullisht dhe ishin menjëherë të identifikueshme, pa u pastruar ende.

Ndërkaq, Kool theksoj se, këto monedha datojnë në vitet 940-970.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

A e ka harruar bota Aushvicin?