MENU
klinika

Ndihmë për pastruesit e rrugëve

Në Kinë ka robotë inteligjentë edhe për mbledhjen e plehrave!

02.11.2020 - 10:14

Robotët inteligjentë po përdoren për të ndihmuar pastruesit e rrugëve të shkarkojnë mbeturinat në Shenzhen të Kinës. Dy robotë u vunë në përdorim të hënën, në një stacion transferimi të mbeturinave në fshatin Changling, distrikti Luohu.

Me një depozitë prej 660 litrash të shkëputur nga automjeti për mbledhjen e mbeturinave, çdo robot lëviz përgjatë një rruge të projektuar nga radarët, për ta dorëzuar depozitën me mbetje në stacionin e caktuar.

Pas hedhjes së mbeturinave, roboti e çon depozitën në zonën e pastrimit. Robotët, të zhvilluar nga “Sagacity Environment”, një kompani lokale e teknologjisë, mund të regjistrojnë informacione, duke përfshirë peshën e mbetjeve në depozita.

Të dhënat, bazuar në peshat e mbledhura dhe frekuencën e ngarkimit, do të ndihmojnë në mirëmbajtjen dhe menaxhimin inteligjent të stacionit të mbetjeve në të ardhmen.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”