MENU
klinika

Identiteti arbëresh

Nëntori që shenjoi Horën!

25.11.2020 - 12:24

        Për arbëreshët e Italisë, 25 nëntori shënon një datë e rëndësishme; kthesën rrënjësore për gjuhën arbëreshe në pikëpamje të politikave shtetërore të vendit pritës. Pikërisht me 25 nëntor të vitit 1999 u miratua në formë përfundimtare nga Senati i Republikës Italiane ligji nr. 482, në mbrojtje të minoriteteve historike dhe gjuhësore në Itali.

 

Ky ligj u publikua dhe hyri në fuqi me 15 dhjetor 1999, duke sjellë mbështetjen institucionale në drejtim të promovimit, nxitjes dhe forcimit të gjuhëve dhe kulturave minoritare, përfshirë ato arbëreshe.

Prej këtu, komuniteti arbëresh në Itali e përfshiu brenda suazave ligjore trashëgiminë e vet shpirtërore dhe kulturore.

Sot në Itali numërohen rreth 200 mijë arbëreshë, që jetojnë kryesisht në shtatë krahina italiane.

Ligji 482/1999 “Norma për tutelën e minorancave gjuhësore historike” ka njohur veçantinë e gjuhës që ata flasin, arbërishtes dhe të drejtën e mbrojtjes së saj dhe kulturës arbëreshe: të letërsisë që lindi shekuj më parë, këngëve dhe rrëfimeve të përcjella gojarisht brez pas brezi, të kostumeve dhe valleve, të artit të krijimit të stolive, të kuzhinës dhe të shumë e shumë të tjerave. Me pak fjalë, mbrojtjen e të gjithë përbërësve të identitetit arbëresh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut

“Berishajt” e Buenos Aires, Argjentinë