MENU
klinika

Vendimi i Prishtinës

Nëse je me Covid përfiton 50 euro, ndërsa pensionistët 100 euro

27.11.2020 - 12:31

Me një situatë të rënduar nga pandemia po përballet edhe Kosova. Nga java në javë bilanci i infektimeve të reja nga Covid-19 por edhe i humbjeve të jetëve vazhdon të jetë i lartë.

Përballë kësaj situate të vështirë shëndetësore, e cila ka një faturë për të gjitha familjet e prekura nga ky virus, komuna e Prishtinës ka vendosur që të ndërmarrë disa vendime për ta bërë disi më të lehtë barrën financiare të gjitha familjeve ku ka të infektuar dhe aq më tepër kur janë pensionistë.

Vetëm dy ditë më parë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit komunal të Prishtinës është marrë vendimi që për çdo qytetar të konfirmuar pozitiv me Covid-19 të dhurohet shuma prej 50 euro ndërkohë që për pensionistët kjo shumë shkon në 100 euro.

Nën Kryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha në “Wake Up” se gjithçka do të përballohet nga buxheti i komunës dhe jo nga buxheti i shtetit.

“Qytetarët e Prishtinës kanë kontribuar me taksa çdo vit për komunën e Prishtinës dhe sot këto taksa po përdoren për ta”, tha ndër të tjera nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN