MENU
klinika

Arritjet botërore

Një amerikan vendos 2 rekorde në not

24.11.2020 - 17:19

Notari amerikan Caaleb Dressel vendosi dy rekorde të reja botërore në not, në garat e “International Swimming League” që u zhvillua në Budapest. 24-vjeçari vendosi rekord botëror në garën e 100 metrave flutur dhe në 100 metra not i përzier.

Në garën e 100 metrave flutur, Dressel dha kohën 47” 78, duke përmirësuar kohën e mëparshme 48” 45, që kishte vendosur Chad Le Clos, që u klasifikua i dyti. Ky rekord i Le Clos ishte vendosur 4 vite më parë.

Ndërsa në garën e 100 metrave not i përzier, notari amerikan dha kohën 49” 88, duke përmirësuar ndjeshëm kohën e Vladimir Morozov, 50” 26, kohë që ishte vendosur dy vite më parë.