MENU
klinika

Dita e alfabetit shqip

Një komb, një histori, një gjuhë

22.11.2020 - 16:37

        112 vjet më parë, në Kongresin e Manastiritu arrit unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin, me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX dhe si rezultat i kësaj pune, më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Kongresi i Manastirit

Kongresi i Manastirit është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor – 22 nëntor 1908 në Manastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjatë rrugës së zhvillimit historik të letërsisë shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Njëri nga më të fundit, ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes dhe bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar, do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj, më 14 nëntor 1908, në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Pjesëmarrësit

Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta.Gjergj Fishta ishte një nga luftëtaret me te mëdhenj te popullit shqiptar. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare të fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Historia e Kongresit

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesëmarrësit, sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që do nënkuptonte mosnënshtrim, qoftë ndaj otomanëve, qoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë unanime të lërë mënjanë alfabetin e Stambollit dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, që përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore dhe letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re, as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë.

Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, që financohej nga një grup tregtarësh atdhetarë shqiptarë. Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë, si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavshme “Bashkimi i Kombit”, si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.


Kongresi i Manastirit përfaqëson kulminacionin e organizimit kulturor, shpirtëror dhe politik të kombit shiptarë, ku u bë njësimi i Alfabetit të gjuhës shqipe, ashtu siç e njohim ne sot.

Me këtë akt, shqiptarët edhe njëherë dëshmuan pjekuri kulturore dhe politike. Ta ruajmë dhe ta kultivojmë këtë gjuhën amtare, sepse vetëm kështu mund të ruajmë identitetin tonë kombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi i të parit Komision Letrar

“Le të përdoren të dy dialektet”

"Për fe e për atdhe..."

Çfarë amaneti la Gjergj Fishta?