MENU
klinika

E ardhmja e argjentinasit

Një tjetër klub futet në garë për Messin

28.11.2020 - 12:35

Lionel Messi me shumë mundësi është duke përjetuar vitin e tij të fundit si futbollist i Barcelonës. Edhe pse Bartomeu, me të cilin argjentinasi kishte një marrëdhënie të komplikuar, nuk është më president i katalanasve, sërish duket se dëshira e sulmuesit për t’u larguar nga klubi ku u rrit mbetet e madhe.

Në merkaton e kaluar, Mesi ishte shumë pranë Manchester Cityt, që prej vitesh ëndërron ta ketë në organikë, por nuk ia dolën për shkak se lojtarit nuk e lejoi klubi të largohej.

Tashmë, me përfundimin e kontratës, Mesin nuk e pengon asgjë të largohet, por këtë herë duket se Siti do të ketë edhe konkurrencë për shërbimet e 33-vjeçarit. Së fundmi, në garë për Messin do të jetë edhe Chelsea i Roman Abramovich.

Manjati rus ka shpenzuar shumë në këtë merkato, megjithatë, duket se ka resurset për të përballuar edhe pagën stratosferike të Messit. Tashmë, mbetet për t’u parë si do të jetë e ardhmja e Mesit, edhe pse City në këtë garë niset i avantazhuar duke qenë se në stolin e tyre është Pep Guardiola.