Gara në SHBA për zgjedhjet presidenciale sa vjen dhe intensifikohet, teksa diferenca ë votat e fundit mes kandidatëve për president është e vogël
21:12: Dy kandidatët për president në SHBA Joe Biden dhe Donald Trump vazhdojnë që të jenë në një garë të ethshme për të qenë kryetarë të Shtëpisë së Bardhë.
Deri në këto momente, Joe Biden ka marrë 248 vota elektorale, kurse Donald Trump ka arritur të fitojë 214 vota elektorale.
Janë disa shtete, që janë përcaktuese vendimtare për fitoren e njërit kandidat ose tjetrit. Shtetet ku ende nuk ka fitues përfundimtar janë Nevada, Miçigani, Pensilvania, Karolina e Veriut dhe Gjeorgjia.
Në total, kandidati demokrat Joe Biden ka arritur të fitojë 50.2% ose 70 466 144 vota. Ndërsa, Donald Trump ka arritur që të fitojë 48.2% ose 67 600 211 vota. Për të fituar zgjedhjet, një kandidat duhet të marrë 270 vota elektorale.
12:00 – Ka një qartësim në rezultat dhe tashmë edhe një diferencë të dukshme mes dy kandidatëve, Joe Biden, që ka marrë deri më tani sipas projeksioneve 238 vota elektorale, dhe Donald Trump me 213. Nëse humbet, Trump do të jetë i treti president në SHBA në katër dekadat e fundit që nuk rizgjidhet për një mandat të dytë.
Në tetë shtete amerikane po numërohen ende votat për fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Tetë shtetet janë: Pensilvania, Karolina e Veriut, Nevada, Wisconsin, Michigan, Xhorxhia, Alaksa, Main. Në Pensilvani rezultati mund të dalë të premten për shkak se një numër i madh i votave me postë nuk është numëruar ende.
Në garë për kreun e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, nga Partia Demokratike. Rezultatet e deritashme sipas Fox News e nxjerrin Bidenin në epërsi me 238 vota elektorale, kundrejt Trumpit, i cili ka 213 vota elektorale, por aktualisht eshte heret per te dale ne konkluzione dhe rezultati mund te ndryshoje nga momenti ne moment.
Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët duhet të sigurojë së paku 270 vota elektorale. Kolegji Zgjedhor ka në total 538 vota të tilla. Ndërsa sipas përqindjeve, Biden deri tani rezulton me 50% te votave, ndërsa Trump me 48.4 përqind. Miliona amerikanë pritën me durim në radhë të martën për të hedhur votat në biblioteka, shkolla, pallate sporti në kushtet e një pandemie vdekjeprurëse. Pjesëmarrja pasqyronte një demonstrim të rregullt të detyrës civile që dallonte qartë nga tensionet e thella që karakterizuan fushatën e ndezur zgjedhore.
Shumë votues qëndruan në radhë me maska, ndërkohë që në shumë qytete bizneset e dyqanet kishin mbuluar dritaret me kompensata, kujtesë e dy problemeve madhore në këtë periudhë zgjedhjesh: pandemia e COVID-it dhe protestat, në shumë raste të dhunshme nga demonstrues kundër praktikave policore dhe racizmit.
Ndiqeni rezultatin live sipas projeksionit të AP:
Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në US