MENU
klinika

Ambasada shqiptare e komunizmit

Oficerët e Sigurimit të kamufluar si diplomatë në Francë…

27.11.2020 - 12:07

         Publikohen për herë të parë, fotografitë e selisë së ambasadës së Shqipërisë në kryeqytetin francez, Paris, seli që do të shërbente si një nga rezidencat diplomatike më kryesore dhe më të rëndësishme të Tiranës zyrtare, në Europën Perëndimore.

E vendosur në rrugën “Rue De La Pompe”, në zonën me nr. 16 të Parisit, kjo godinë, në vitet 1945 – 1991 do të ishte njëkohësisht dhe një nga qendrat e Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik), që përveç shtetit ku ishte atashuar, do të mbulonte nga ana e rezidenturës edhe disa vende të tjera europiane, si: Britaninë e Madhe, Hollandën, Belgjikën, Luksemburgu, Spanjën, Portugalinë, etj.

Një nga detyrat kryesore përgjatë 47 viteve të funksionimit gjatë periudhës së Luftës së ftohtë, do të ishte dhe survejimi dhe tentativa për t’u infiltruar në radhët e emigracionit politik antikomunist shqiptar, në Francë dhe Belgjikë.

Disa nga eksponentët më të njohur të kësaj drejtorie, që do të shërbenin të kamufluar si diplomatë në këtë ambasadë, ishin: Llambi Peçini, Hasan Luçi, Myslym Sinojmeri, Labo Abazi, Servet Backa, Thoma Bano, Idajet Hoxha, Naim Çipi, Eqerem Gaxholli, Haxhi Taga, etj./ Memorie.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndodhi në kampin e Tepelenës?

“Enveri do na çonte në Siberi!”