MENU
klinika

Kush janë dy të dënuarit "e shënjestruar"?

OFL “zbarkon” në Përmet dhe Gjirokastër!

04.11.2020 - 12:32

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Përmet dhe Gjirokastër për ti kërkuar llogari për burimin e pasurisë dy të dënuarve për vrasje dhe organizatë kriminale.

Bëhet fjalë për shtetasit Përparim Muhameti dhe Barjam Boci.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

P. M., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

B. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, në pesë raste.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.