Aktori dhe këngëtari, Olsi Bylyku ka qenë pasditen e sotme i ftuar në ‘Ftesë në 5’ në një intervistë me moderatoren Bieta Sulo. Olsi ka treguar se ndihet i dashuruar plotësisht me partneren e tij, Egli dhe se ajo ia ka ndryshuar jetën, madje e konsideroi mbështetësen dhe këshilluesen më të mirë.
Bylyku tregoi se janë njohur shumë të rinj, pikërisht në momentin që aktori fitoi famë dhe iu përmirësua gjendja ekonomike. Thënë këtë, ai pohoi se Egli ishte personi që bëri të mundur menaxhimin më të mirë të asaj pike në jetën e Olsit.
Aktori ka pohuar mes të qeshurave se është xheloz për të dashurën e tij, por dhe se i bën shpesh dhurata. Momenti më i sikletshëm për të ka qenë teksa Bieta ka zbuluar se Egli nuk kishte pranuar të bënte një video mesazh për të dashurin e saj. Me sportivitetin që e karakterizon, Olsi tregoi se ai nuk e ka lejuar pasi dëshiron që ajo të njihet në të ardhmen për projektet e saj dhe jo si e dashura e tij.
Olsi dhe Elgi kanë një lidhje 2-vjeçare dhe prej disa kohësh bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.