MENU
klinika

Biden 253 vota, ndërsa Trump vetëm...

‘Beteja’ mes Trump e Biden tani fokusohet në 6 shtete!

05.11.2020 - 08:01

ShBA orë pas ore i afrohen rezultatit final të zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që është shënuar pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1900. Biden edhe nëse nuk do të zgjidhet në postin e presidenti, ai ka thyer rekordin e ish-presidentit Obama për sa i përket numrin të votës popullore.

Biden ka udhëhequrs, megjithatë jo në masën e parashikuar nga sondazhet e mëparshme. Gjashtë janë shtetet të cilat pritet të përcaktojnë fatin e kreut të arrdhshëm të Shtëpisë së Bardhë: Arizona, Xhorxha, Nevada, Wisconsin, Michigan, Pennsylvania, Karolina e Veriut, në të cilat rezultati i votimeve mund të ndryshojë, duke i dhënë një mundësi më shumë kandidatëve për të siguruar postin drejtues në Zyrën ovale.

Mediat vendase bëjnë me dije se Joe Biden praktikisht ka fituar Uiskonsin, Arizonën, Nevadën, Virginia, Maryland, Vermont, New Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, New Mexico dhe Kolorado.

Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, Oklahoman, Missisipi, Alabama, Tennessen, Nebraska, Virxhinian Perëndimore, Wyoming. Trump kryeson në Xhorxha dhe Pensilvani, vendlindja e kandidatit demokrat.

Joe Biden eshte shpallur fitues  edhe në shtetin e Michigan. Këtë e ka konfirmuar agjencia e lajmeve Associated Press duke e çuar numrin total të votave presidenciale në 253.

Biden fitoi me një rezultat shumë të ngushtë prej 49.9% me 48.6% të votave. Ndërkohë në total Donald Trump ka deri më tani 214 vota presidenciale.

Kujtojmë që në 2016 ky shtet u fitua nga Trump.

Pas fitores në Michigan, ‘beteja’ presidenciale mes Trump dhe Biden po fokusohet në 6 shtete përcaktuese në të cilat vijon ende procesi i numërimit të votave.

Alaska: Deri më tani janë numëruar 56% ku kryeson Donald Trump me 62.9% të votave ndërsa Joe Biden me 33%

Arizona: Deri më tani janë numëruar 84% ku kryeson Joe Biden me 51% të votave ndërsa Donald Trump me 47.6%

Georgia: Deri më tani janë numëruar 97% ku kryeson Donald Trump me 50% të votave ndërsa Joe Biden me 48.8%

Karolina e Veriut: Deri më tani janë numëruar 94% ku kryeson Donald Trump me 50.1% të votave ndërsa Joe Biden me 48.7 %

Nevada: Deri më tani janë numëruar 75% ku kryeson Joe Biden me 49.3% të votave ndërsa Donald Trump me 48.7%

Pennsylvania: Deri më tani janë numëruar 87% ku kryeson Donald Trump me 51.6% të votave ndërsa Joe Biden me 47.2%