MENU
klinika

Aksident fatal në aksin Tapizë-Thumanë

Përplasen dy makina, humb jetën 60-vjeçari

01.11.2020 - 09:24

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Tapizë-Thumanë, ku për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, një mjet tip ‘Fiat’ dhe një tip ‘Benz’. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 60-vjeçar, drejtuesi i njëri prej automjeteve.

Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.