MENU
klinika

"Të pavërteta, akuzat për..."

Përplasje për Vucic-in/ Prishtina, përgjigje Brukselit

27.11.2020 - 15:32

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti i ka cilësuar si “të pavërteta” lajmet për arritjen e një marrëveshjeje mirëkuptimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia.

“Qeveria respekton Marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, thuhet në një njoftim për media nga Zyra e Hotit. Te enjten, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano u shpreh se javën e kaluar është arritur një pajtim mirëbesimi mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me vizitat e ndërsjella, por pa saktësuar se për çfarë kanë rënë dakord palët.

REL ka mësuar se marrëveshja u arrit përmes përfaqësuesit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ai parashikoi që palët të përmbahen nga kërkesa për vizita në Serbi ose Kosovë. Në 21 nëntor, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se ka refuzuar kërkesat për vizitë në Kosovë të presidentit serb, Aleksandar Vucic, të ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Petar Petkovic. Këto kërkesa erdhën në një kohë kur në Serbi po kryhen gërmime pas gjetjeve të mbetjeve mortore “të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas”.

Frika më e madhe e Vuçiçit mund të bëhet realitet

Plani i SHBA dhe Britanisë për të copëtuar Serbinë

Gjendja e dy të rinjëve të plagosur

Përplasja mes dy grupeve, humbet jetën kalimtarja

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE

Çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Komisionit

"Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë"

Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm

"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…