MENU
klinika

Ç'ndodh me trurin gjatë atyre ditëve

Përse gjatë periodave gratë janë më të prirura të vuajnë nga migrena?

11.05.2023 - 12:02

Pothuajse 35 milionë amerikanë vuajnë nga migrena, ose e thënë ndryshe nga dhimbjet e forta, periodike dhe pulsuese të kokës që janë zakonisht të përqendruara në gjysmën e saj. (Fjala “migrenë” vjen nga greqishtja e vjetër hemikrania, “gjysma e kafkës”.)

Nga migrena mund të vuajë kushdo, në çdo moshë, por pjesa më e madhe janë gra. Në Shtetet e Bashkuara, pothuajse 35% e femrave i kanë provuar dhimbjet e migrenës në një çast të caktuar të jetës së tyre.

Ato që vuajnë prej saj, e dinë se dhimbjet shoqërohen me një ndjeshmëri shumë të lartë ndaj dritës, zhurmave dhe/ose aromave, turbullim të shikimit, marramendje dhe/ose të vjella, vështirësi në të folur dhe trullosje, që mund t’i lënë edhe pa ndjenja.

Migrena mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë dhe mund t’ju largojë dëshirën për të bërë çfarëdo gjëje tjetër përveçse të shtriheni në errësirë, në një dhomë të qetë, derisa t’ju kalojë.

Shumë femra fillojnë të vuajnë nga migrena menjëherë para, përgjatë ose pas ciklit menstrual. Kjo ndodh sepse gjatë kësaj periudhe, 80 për qind e energjisë dhe funksionit të tyre imunitar i dedikohet sistemit riprodhues. Nëse trupi po lufton probleme të tjera, si: stresi, alergjia ushqimore, toksikimi nga metalet e rënda ose dehidratimi, kur ju vijnë menstruacionet, mund t’ju zërë migrena. Kjo shpjegon edhe faktin pse shumica e pacientëve që vuajnë nga migrena janë femra. Nëse përballeni me një rast të tillë, përqendrohuni te minimizimi i faktorëve të tjerë, në mënyrë që cikli menstrual të mos e mundojë trupin tuaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN