MENU
klinika

Parashikimi i hidhur

Predikuesi që foli me Zotin: Trump fiton, por botës i afrohet fundi…

04.11.2020 - 13:43

       Në një intervistë për emisionin e “Klubit 700”, predikuesi Pat Robinson, ka thënë se Zoti i ka folur atij personalisht dhe i kishte thënë se, presidenti Donald Trump, do të jetë fituesi i zgjedhjeve, por kjo fitore gjithashtu do të jetë edhe fillimi i fundit të botës.

“Së pari, dua të them, pa diskutim: Trump, do t’i fitojë zgjedhjet”- tha ai.

Por, pas fitores së republikanëve, predikuesi 90-vjeçar, tha se, do të vijë një periudhë trazirash serioze civile.

Do të ketë të paktën dy atentate ndaj presidentit, pasuar nga një luftë kundër Izraelit. që do të “shkatërrohet nga Zoti”.

Sapo të përfundojë lufta në Lindjen e Mesme, parashikoi Robertson, bota do të shohë “të paktën, pesë vjet ose më shumë paqe të jashtëzakonshme”.

Në fund të asaj periudhe pesëvjeçare, një asteroid do të godasë Tokën dhe “ndoshta” do të sjellë “fundin”.

“Është shkatërrim i papritur. Nuk do të jetë ndonjë luftë bërthamore. Ne nuk do të lejohemi ta hedhim në erë këtë planet”.

Robertson parashikoi gjithashtu, një sulm bërthamor në SHBA, në vitin 2007, si dhe një luftë masive në Lindjen e Mesme, kjo në vitin 2008.