MENU
klinika

Sot në mbrëmje i drejtohet popullit!

‘President i 46-të i SHBA’/ Ku ndodhej Biden kur u njoftua për lajmin e madh?

07.11.2020 - 17:56

Joe Biden ishte në shtëpi me familjen e tij në Delaware kur ka parë lajm ndoshta më të madh në jetën e tij ‘’President i 46-të i SHBA’’.

CNN raporton se sot në mbrëmje pas këtyre raportimeve Joe Biden do i drejtohet popullit amerikan.

Biden së fundmi ka fituar Pensilvaninë, vendin ku lindi duke siguruar 20 vota elektorale dhe për të shkuar në 284, mëse mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet.

Ky mëngjes duket se ka qenë më i lumturi në familjen Biden teksa priten të fillojnë dhe festimet tek demokratët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN