27.11.2020 - 09:11
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Bulqizë. Mësohet se është vrarë me armë zjarri në shpatull një 23-vjecar me inicialet E. B (Sh).
Nga raportimet e para mësohet se i riu nga Fushë-Bulqiza është dërguar fillimisht me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Peshkopisë, por për shkak të gjendjes së rëndë është nisur drejt Tiranës, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.
Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në polici dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Policia heton ngjarjen
Qëllohet me armë në rrugë, vritet i riu shqiptar në SHBA
Atentat në Tiranë