MENU
klinika

Askush si norvegjezi

Rekordi i ri i Haaland në Champions League

05.11.2020 - 15:35

Erling Haaland vijon të shkruajë historinë me fanellën e Borussia Dortmund. Që prej bashkimit të tij me gjigantin gjerman në merkaton e janarit të këtij viti, sulmuesi norvegjez ka qënë i jashtëzakonshëm, duke lënë gjurmën e tij në çdo sfidë.

Së fundmi, Haaland ishte njeriu i ndeshjes përballë Club Brugge, pasi shënoi dopietë golash në fitoren 3-0 ndaj belgëve. Realizime që tregojnë nivelin e lartë të saktësisë përpara porte, duke e shndërruar Haaland në një makineri golash.

20-vjeçari, një nga lojtarët e rinj më të lakmuar, tani ka shënuar 14 gola të Ligës së Kampionëve në 11 ndeshje, asnjë lojtar nuk ka shënuar aq shumë në kaq pak ndeshje. Haaland ka shënuar më shumë gola në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian, duke lënë pas emra si Carlos Tevez, Dimitar Berbatov, Romelu Lukaku apo dhe Michael Owen.

Sidoqoftë, ai ka ende një rrugë për të bërë për të “thyer” rekordin e Cristiano Ronaldos me të gjitha kohërat me 131 gola. Haaland, i cili firmosi me verdhezinjtë në janar, ka shënuar 26 gola në 28 ndeshje në të gjitha garat për klubin e tij, duke qënë vendimtar për ekipin e Lucien Favre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas dygolëshit në Champions

Shifra “monstruoze”, Haaland plot rekorde

Thyhet rekordi për një 18-vjeçar

“Top 10” shënuesit më të mirë U-21 në Europë