MENU
klinika

Emri i fëmijës nuk mund të ishte më i veçantë…

Reperi kosovar bëhet baba në ditën e shënuar

28.11.2020 - 11:20

Me foton më të bukur, reperi kosovar, Arian Gushi ose ndryshe Gold Ag ka dhënë lajmin se është bërë baba për herë të parë me një djalë.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë. O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje. Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë. Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.

Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues”, ka shkruar Gold Ag krah fotos ku ka zbuluar dhe se emrin e të birit e ka lidhur me kuptimin e veçantë dhe të bukur të datës 28 nëntor, ku festohet pavarësia, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ditëlindja e Adem Jasharit.

Pas ardhjes në jetë të Guerilit këto duhet të jenë ditët më të lumtura për Arianin, i cili në krahë mban frytin e tij të dashurisë së bashku me partneren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mirë se t’gjeta moj Kosovë”

Gold AG, një tjetër këngë patriotike


Mbretëresha ka një dhuratë speciale për të

Kate Middleton feston 10 vite martesë!

Do e vijojë emisionin e tij në...

Eno Popi rezulton pozitiv ndaj Covid-19

Shuma marramendëse që ka marrë për një set fotografik!

Habit Endrit Mërtiri!